FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Keita flet pa “frena”: Do të shënoj 15-20 gola këtë sezon me Interin

Blerja më e re e Interit gjatë këtij sezoni, Keita Balde bën bilancet e para për rezultatet që pritet të ketë në sezonin e ri me klubin zikaltër. Sulmuesi senegalez në intervistën për “Sky Sport” nuk ngurron që të përcaktojë dhe numrin e golave që do të realizojë që në vitin e parë.

“Uroj që të tregoj të gjithë kualitetin tim dhe të jap maksimumin. Unë një sulmues që mund të shënoj 15-20 gola? Mendoj se po”, është shprehur 23 vjeçari. Duhet thënë se Interi nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin, pasi ka vetëm 4 pikë në 3 ndeshje”.

Zikaltrit do të përballen me Parmën në fundjavën e ardhshme, në një ndeshje që sjell kujtime të bukura për Keita Balde, pasi ka shënuar golin e parë ndaj tyre kur ka qenë pjesë e Lazios.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne luajtëm në stadiumin e tyre, një ndeshje shumë e vështirë, sidomos për sulmuesit, pasi ata mbrohen mirë. Por arrita të shënoj golin e parë në Itali dhe është një moment i paharrueshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?