FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërcënimet ndaj drejtuesve të Vllaznisë, klubi shkodran del me një deklaratë për shtyp

Klubi i Vllaznisë ka reaguar me një deklaratë për mediat pas incidentit të ditës së djeshme, ku trajneri Agim Canaj ndërpreu stërvitjen për shkak të kërcënimeve. Klubi njofton se do të njoftoi opinionin publik në rast të një vendimmarrjeje. Gjithashtu sqarohet se mbetet i pandryshuar objektivi për të finalizuar ringritjen në Superiore të ekipit.

Deklarata

“Klubi i Futbollit “Vllaznia”, në përgjigje të interesit publik dhe të mediave sqaron sa më poshtë vijon:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit për veprime anti-sportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit dhe tifozëve dhe në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t’i bëhet e njohur mediave dhe opinionit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, sqarojmë se stafi i Klubit të Futbollit “Vllaznia” vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?