FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kessie nuk kthehet dot në Milano, probleme me udhëtimet nga koronavirusi

Probleme logjistike për Franck Kessie, i cili po përjeton vështirësi në organizimin e kthimit të tij në Itali nga Bregu i Fildishtë. Klubi kuqezi ka udhëzuar të gjithë futbollistët që ndodhen jashtë vendit të kthehen deri të enjten, por për shkak të bllokimeve të vendosura nga urgjenca e koronavirusit, mesfushori ende nuk ka arritur të gjejë një fluturim që do ta rikthejë në Milano në kohën e duhur.

Një situatë që duhet të trajtohet me kujdes edhe nga klubi italian që mund të mbyllë një “sy” në rast vonese. Për momentin, nuk ka asnjë shqetësim për një vonesë të mundshme të Kessie pasi ende nuk ka data të caktuara mbi mundësinë e rikthimit në stërvitje apo edhe të rifillimit të kampionatit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?