Khabib takohet me Putin, presidenti rus kërkesë të veçantë për babain e yllit të UFC

Kampioni i peshave të lehta në kategorinë UFC, Khabib Nurmagomedov është pritur në një takim zyrtar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Në takimin e zhvilluar në qytetin Ullanovsk, Putin mësohet se e ka përgëzuar kampionin e ri të UFC, ndërsa i ka kërkuar babait dhe njëkohësisht trajnerit të tij, Abdulmanap të mos e dënojë rëndë 28 vjeçarin, për skenat që pasuan pas duelit, kur Nurmagomedov tentoi të përballet me  anëtarët e ekipit të McGregor.

“Unë do t’ju kërkoj babait që të mos ju dënojë shumë rreptësisht, sepse keni arritur detyrën kryesore, denjësisht dhe bindshëm“, tha Putini për paraqitjen e raundit të katërt të luftëtarit nga Dagestani ndaj McGregor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas fitores së titullit, Nurmagomedov u prit në vendlindjen e tij, Dagestan si “hero”, duke takuar mijëra adhurues tifozë në “Anzhi Arena” në kryeqytetin rajonal, Makhachkala.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?