FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kickbox/ Ferit Keta synon titullin botëror në Kalanë e Bashtovës

Në datën 14 Gusht në Kalanë e Bashtovës, boksieri shqiptar, Ferit Keta, ende pa asnjë disfatë në ringun profesionist, do të kërkojë titullin e Kampionit të Botës në Kick-Thaobox disiplina K-1 i federatës IKBF të themeluar në vitin 1993.

Boksieri nga Bulqiza do të sfidojë kampionin holandez, Guillerme Blokland, i cili synon gjithashtu të shpallet kampion bote në këtë disiplinë. Kalaja e Bashtovës në pjesën e grykëderdhjes së Lumit Shkumbin, do të marrë jetë në mesin e muajit të ardhshëm në mbrëmjen ku do të garojnë edhe disa shqiptarë të tjerë të kombinuar në disiplinat boks dhe kikboks.

Sfida mes Ferit Ketës dhe holandezit Blokland është e katërta në sagën e serisë “Duel në Themel” , një inisiativë që synon promovimin e sportit dhe vlerave turistike të vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?