FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kielini: Konte është rreshter, me të ndihesh i vdekur në stërvitje

“Kur mbaron stërvitjen me Konten, ndihesh i vdekur. Jo i lodhur, por i vdekur’, kështu ka thënë mbrojtësi i Juventusit, Xhorxhio Kielini në një intervistë për “Daily Mail”. Italiani e njeh mjaft mirë strategun e Çelsit pasi ka punuar së bashku me të te Italia dhe “Zonja e Vjetër”.

“Nuk ndodh vetëm në ndeshje me Konten. Çdo ditë është njësoj, çdo seancë stërvitore, ai është si një rreshter. Nën drejtimin e tij atmosfera ishte e veçantë, tre vjet me të te Juventus-i dhe dy të tjerë te skuadra kombëtare.

Konte krijon një atmosferë ku gjithsecili transmeton energji. Nuk ka asnjë dyshim që ai është një nga trajnerët më të mirë”, tha mbrojtësi bardhezi për “Daily Mail”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?