Kimmich shpëton Bayernin nga humbja me një super gol (VIDEO)

Bayern Munich bën një tjetër ndalesë në Bundesligë, duke mos shkuar përtej një barazimi 1-1 ndaj Koln. Skuadra bavareze e nisi ndeshjen në malore, duke pësuar gol që në minutën e 4-t. Skhiri do të realizonte pas një rrëmuje brenda zonës së rreptësisë.

Ekipi i Nagelsmann do të të gjente golin e barazimit vetëm në fundin e ndeshjes, duke vuajtur jo pak për të gjetur golin. Joshua Kimmich shpëtoi ekipin bavarez me një goditje spektakolare nga distanca, që shkoi në trekëndëshin e portës.

Bayerni mbetet në krye me 36 pikë pas këtij barazimi, me 4 pikë më shumë se Leipzig. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?