FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kina redukton numrin e lojtarëve të huaj që aktivizohen në një ndeshje

Federata Kineze e Futbollit (CFA) ka bërë të ditur të hënën se do të reduktohet nga katër në tre numri i lojtarëve të huaj në një ekip në ndeshjet e divizionit të parë, me synimin për t’i lënë rrugën e hapur futbollistëve vendas.

Cdo ekip duhet të aktivizoje dy futbollistë kineze U-23 në cdo ndeshje të Superligës (D1 kinez) dhe në divizionin e dytë, një prej të cileve mund të aktivizohet gjatë ndeshjes, bëri të ditur CFA.

Këto vendime do të zbatohen në sezonin 2017 që nis në fillim të muajit mars. Vendimet janë marrë pas polemikave në Kinë lidhur me shpenzimet e mëdha që bëjnë klubet për të transferuar futbollistë të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braziliani Oscar (ish-Celsi) është blerë kohët e fundit për 60 milionë euro nga Shanghai SIPG. Argjentinasi Carlos Tevez (ish-Boca Juniors e Manchester City) është bërë lojtari më i paguar në botë te Shanghai Shenhua, me një pagesë vjetore prej 38 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masat e publikuara të hënën “janë në kuader të zhvillimit të futbollit kinez dhe të cilësisë së ekipeve, për të fuqizuar ekipin kombëtar”, theksoi CFA./ATA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?