Kjo është pritja spektakolare e Strakoshës që po bën xhiron në rrjetet sociale (VIDEO)

Thomas Strakosha ishte protagonist absolut mbrëmjen e djeshme në barazimin 1-1 ndaj Milanit, duke shpëtuar portën e Lazios në disa raste. Portieri u dallua për pritjet e tij ndaj tentativave të futbollistëve të “Djallit”, por ishte njëra prej tyre që tërhoqi më shumë vëmendjen.

Në minutën e 15-të të ndeshjes, turku Çalhanoglu mori topin brenda zonës së rreptësisë dhe i vetëm gjuajti fort drejt portës. Portieri 23 vjeçar reagoi falë reflekseve të tij dhe bëri një pritje spektakolare duke i mohuar rivalit një gol të sigurt.

Goditja më pas përplas në shtyllë dhe u largua nga mbrojtja e Lazios. Të shumta kanq qenë portale italiane që kanë lëvduar këtë pritje të Strakoshës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?