FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klop rrëfen se çfarë i tha Kutinjo para largimit nga Barcelona

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop ka siguruar të gjithë fansat e skuadrës së tij se bëri të pamundurën për të mbajtur Felipe Kutinjon, por theksoi se nuk donte që ta privonte brazilianin nga realizimi i ëndrrës së tij. Duke folur për “Liverpoolfc.com”, strategu gjerman ka treguar prapaskenat e transferimit.

“E them me ngurrim që duhet t’i themi lamtumirë, një miku të mirë, një lojtari të mrekullueshëm si Felipe Kutinjo. Nuk është sekret që ai donte që kjo lëvizje të ndodhte që në muajin korrik, atëherë kur Barcelona kishte më shumë interes.

Kutinjo ishte shumë këmbëngulës në këtë lëvizje, dhe u dëshpërua shumë për atë që ndodhi. Pavarësisht kësaj ne arritëm që ta mbanim futbollistin në verë. Unë mund të them se ne bëmë të pamundurën për ta mbajtur, por ai ishte 100 për qind i sigurt për të ardhmen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona ishte ëndrra e tij, dhe nuk kishim asgjë në dispozicion për ta bindur që të qëndronte. Gjithsesi ky është futbolli, lojtarët shkojnë dhe vijnë, por ne duhet të vazhdojmë përpara”, u shpreh Klop në intervistën e dhënë për faqen e klubit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?