Klopp: Do të vijë dhe koha e Shaqirit, të jeni të sigurt

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp është shprehur se do të ketë më shumë hapësira për Xherdan Shaqirin në ndeshjet në vijim, pasi është kritikuar për faktin se nuk e ka aktivizuar shpesh futbollistin me origjinë shqiptare.

Deri më tani, ai ka luajtur vetëm 32 minuta me ekipin anglez, ndërsa Klopp i konsideron të pazëvendësueshëm treshen e sulmit, Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane.

“Shaqiri është shumë i gjallë dhe pozitiv. Jo vetëm nga paraqitjet por edhe në dhomat e zhveshjes. Të gjithë e duan Shaqin, kështu është. Nuk ka luajtur shumë minuta edhe pse më shumë është faji im se i tij. Ai ka bërë gjithçka për të luajtur, të jem i sinqertë për këtë. Kam marrë vendime të ndryshme, por koha e tij do të vijë, të jeni të sigurt”, deklaroi Klopp

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?