Klopp elozhe për Ancelottin para derbit: Trajner i madh dhe njeri i përsosur

Liverpool do të kërkojë rikthimin te suksesi në kampionat në derbin e qytetit ndaj Evertonit, sfidë që do të zhvillohet mesditën e nesërme në “Goodison Park”. Skuadra e Carlo Ancelottit i ka bërë një nisje perfekte sezonit në Premier League, pasi është e vetmja që ka arritur të marrë pikët e plota, plot 12 në 4 javët e para dhe kryeson me meritë kampionatin.

Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp nuk e fshehu admirimin për italianin e Evertonit, Carlo Ancelotti, duke u shprehur se gëzon një respekt të jashtëzakonshëm për të si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë sportive.

“Do të luajmë me një ekip shumë të fortë, që drejtohet nga një trajner i jashtëzakonshëm. Respekti dhe konsiderata ime për Ancelottin nuk ka qenë kurrë një sekret. E respektoj shumë si trajner, por edhe më shumë si njeri, pasi është i përsosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Ancelotti erdhi te Evertoni, mendova direkt që na u shtua edhe një rival. Këtë verë ata bënë lëvizjet e duhura në merkato dhe tani kanë krijuar një grup solid, që di të sillet mirë në fushë. Mendoj se nesër na pret një derbi shumë i vështirë, por duam të fitojmë, për të harruar atë humbje ndaj Aston Villës”, deklaroi strategu gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?