Klopp: I lumtur që nuk e pësova si Wenger në ndeshjen e 1000

Liverpool-i ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionatin anglez duke barazuar në shtëpi kundër Chelsea-t në javën e 21-të.

Të Kuqtë mbajnë vendin e tetë në klasifikim dhe janë shumë larg zonës Champions League. Gjithsesi trajneri Klopp është shprehur i kënaqur pas ndeshjes, që ka qenë edhe ndeshja e tij numër 1000 si trajner.

Në fakt, trajneri gjerman ka kujtuar atë që i ka ndodhur Arsene Wenger në ndeshjen e tij numër 1000 si trajner.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në ndeshjen e tij numër 1000, Wenger u mund 6-0. Të paktën mua s’më ndodhi një gjë e tillë dhe jam shumë i kënaqur me rezultatin e marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kemi pësuar gol kundër një ekipi të madh si Chelsea, duke krijuar edhe raste, por rezultati më pëlqen sepse tani mund të punojmë mbi këtë.

Po flasim për një ndeshje që ka vënë përballë vendin e nëntë me të dhjetë, dhe ndeshje të tilla ndodhin. Megjithatë, kam parë një paraqitje të mirë në fushë”, tha Klopp.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?