Klopp: Napoli nuk e kishte idenë se kush ishim, jam trajneri më krenar

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp deklaron veten e tij si trajnerin më krenar të futbollit pasi ekipi i tij është kualifikuar në fazën e 1/8-ve të Champions League pas fitores 1-0 me Napolin.

“Është e pabesueshme. Nuk besoj se ka pasur ndonjëherë trajner më krenar se unë në këtë moment. Salah shënoi një gol të pabesueshëm ndërsa Alisson bëri një pritje vendimtare, nuk e kam idenë se si mund ta bësh një pritje të tillë.

Bashkë me publikun, ishte thjesht e jashtëzakonshme. Bëmë një ndeshje të mrekullueshme. Gjëja e mirë ndaj Napolit ishte, se ata nuk e kishin idenë se kush ishim. Ishim si vëllai djallëzor”, Klopp për BT Sport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?