Klopp piketon dy mesfushorë të njohur për merkaton e verës
Liverpooli pritet të bëjë përforcime të rëndësishme në merkaton e verës, pasi kalon një sezon të vështirë. “The Reds” kanë ndërmend që të ndërhyjnë fillimisht në repartin e mesfushës, ku edhe ka pasur më shumë probleme.
Sipas “Daily Mail” Liverpooli ka piketuar për momentin dy emra shumë të njohur. I pari është Jude Bellingham, për të cilin ka interesim të madh dhe nga Reali, teksa gara për të do të jetë e ashpër.
Emri i dytë është Matheus Nunes i Wolverhampton, i cili po kalon një sezon shumë pozitiv duke tërhequr dhe vëmendjen e Klopp. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

