Klopp: Shaqiri më ka befasuar, ka potencial për t’u përmirësuar

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, deklaroi se Xherdan Shaqiri e kishte befasuar me paraqitjet e tij në fushë. Gjermani nuk priste kaq shumë cilësi nga zvicerano-shqiptari. Ai u ble për vetëm 13.5 milionë euro nga Stoke City, ku kishte kaluar tre sezone dhe shikohet si një investim i goditur nga të kuqtë.

“Ai ka përmbushur pritshmëritë? Po, madje edhe i ka kaluar ato. Çfarë mund të them? Ai është një lojtar fantastik në fazën e sulmit, kjo është një shumë e mirë dhe ai e di se ka potencial për t’u përmirësuar edhe më tutje. Por, natyrisht, ai është njeriu i duhur për momentet vendimtar, kështu është për momentin dhe ne duhet të sigurohemi se do të mbetet kështu. Ai e bëri një paraqitje tjetër shumë të mirë dhe e shënoi një gol fantastik”, deklaroi Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?