FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klopp shpjegon arsyet se përse u bërtiti Shaqirit në fundin e ndeshjes

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u pa duke i bërtitur në disa raste Xherdan Shaqirit, i cili u aktivizua titullar dhe qëndroi gjatë gjithë kohës në fushë ndaj bluve të Londrës. Trajneri Gjerman u duk i tërbuar me futbollistin shqiptar sidomos pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

I pyetur për fjalët që i kishte drejtuar 26-vjeçarit, Klopp ka shpjeguar se gjithçka kishte të bënte me ekzekutimin e një goditjeje të lirë në fund të sfidës, që duhej të merrej përsipër nga Shaqiri, ndërkohë që e kreu Jordan Henderson.

“Fola për një goditje të lirë të fundit. Doja që krosimi të ishte për Salah, në shtyllën e dytë, sepse po ta nxirrnim përballë portierit, nuk do të ishte keq. Vetëm kaq ishte ajo bisedë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, Klopp kishte reaguar i irrituar në disa raste gjatë lojës ndaj Shaqirit, duke i kërkuar vazhdimisht të ngrihej në këmbë dhe të ushtronte presion.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?