Klopp sulmon UEFA-n: Të papërgjegjshëm që zgjodhën Baku-n

Këtë sezon futbolli anglez po dominon në Europë, teksa në të dyja kompeticionet në finale janë skuadrat e tyre më të mira. Në Champions League, Liverpooli sfidon Tottenhamin, ndërkohë që në Europa League Arsenali do të masë forcat me Chelsea-n. Një ndër problemet më të mëdha në këto dy finale, janë çmimet e kripura që duhet të paguajnë tifozët. Ky diskutim bëhet edhe më alarmant në finalen e Europa League, që do të zhvillohet në Baku. Tifozët britanikë duhet të udhëtojnë 9 mijë kilometra për të shkuar në Baku, në një rrugë shumë të gjatë, dhe ku duhet të marrin të paktën dy avionë, pasi nuk ka linjë direkte nga Angli.

Për të dyja skuadrat londineze janë vendosur në dispozicion 9 mijë bileta, në stadiumin që ka gjithsej 68 mijë e 700 vende. Për të dalë në mbrojtje të tifozëve angleze, ka reaguar edhe Jurgen Klopp, i cili e cilësoi UEFA-n të papërgjegjshme.

“Këta zotërinj që marrin këto vendime, nuk e di se çfarë bëjnë çdo mëngjes. Në Baku nuk ja kam idenë se si mund të shkohet, a ka një linjë të rregullt? Këto vendimet duhet të jenë më të ndjeshme, shumë më të arsyeshme. Më duket papërgjeshmëri, nuk e di se si e bëjnë këtë gjë”, deklaroi Klopp në konferencën për shtyp duke mbështetur skuadrën e Arsenalit, që ka evidentuar faktin se një udhëtim i tillë shkon të paktën 1 mijë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?