Klopp te Juventusi? Zbulohet sa është klauzola e strategut gjerman

Juventusi është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, teksa po bën të gjitha tentativat për të siguruar firmën me një trajner të madh.  Në orët e fundit në listën e dëshirave është shtuar edhe Jurgen Klopp.

Bardhezinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë për të arritur te trajneri gjerman, i cili duket se ndihet shumë mirë te Liverpooli, e për më tepër ka mbështetjen e një pjese të mirë të drejtuesve të klubit dhe tifozëve të “The Reds”.

Por pavarësisht kësaj, Juventusi ka mundësi që të tentojë sjelljen e Jurgen Klopp në Torino, duke i siguruar pagën prej 8 milionë eurosh në sezon që gjermani e përfiton në “Anfield”, si dhe duke paguar klauzolën e kontratës së tij me klubin anglez, prej 36 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se në këtë pikë Juventusi ka probleme, pasi gjatë kësaj vere do t’i duhet edhe të arkëtojë të ardhura për të përforcuar skuadrën e për ta bërë atë sa më konkurruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?