Klopp tregon arsyet e që e la në dhomat e zhveshjes Shaqirin
Xherdan Shaqiri spikati sot në suksesin e Liverpoolit ndaj Southampton duke qenë protagonist në dy nga golat e shënuar, por pa mundur që të realizojë asnjë. Futbollisti me origjinë shqiptare u zëvendësua në pushimin e ndeshjes nga trajneri Jurgen Klopp, i cili ka sqaruar pas ndeshjes arsyet.
“Rezultati ishte shumë i favorshëm, por duhet të bënim një paraqitje më të mirë. Ndryshimet në skuadër ndikuan në sistemin e lojës. Xherdan Shaqiri dhe Joel Matip luajtën mjaft mirë, por ata duhet të sakrifikoheshin për t’u kthyer te sistemi i vjetër. Duhet të ndryshonim komunikimin në fushën e lojës për të ruajtur portën e paprekur”, deklaroi Klopp.
KOHA JONË SONDAZH

