Klubet shqiptare në Europë, ndarja në vazo favorizon vetëm Skënderbeun

Sezoni 2016-2017 është drejt mbylljes dhe java e fundit mbetet të përcaktojë skuadrën që do të shoqërojë Korabin në Kategorinë e Parë. Ndërsa finalja e Kupës, Skënderbeu-Tirana, do të përcaktojë skuadrën e fundit shqiptare që do të shkojë në Europë. Nëse kupën e fiton Tirana, bardheblutë sigurojnë biletën direkte, në rast të kundërt bileta i shkon klubit që do të renditet i katërti në Superiore.

Kukësi për herë të parë do të marrë pjesë në Champions dhe aventurën e nis në raundin e dytë paraeliminator. Partizani dhe Skënderbeu aventurën europiane e nisin nga raundi i parë paraeliminator i Ligës së Europës, së bashku me skuadrën e fundit shqiptare që do të përfaqësohet në Europë, Tirana ose ekipi që do të renditet i katërti. Në përgjithësi skuadrat shqiptare nuk janë të privilegjuara nga shorti, me përjashtim të Skënderbeut që ka koeficient më të lartë.

kukesi4-470x313

Swiss Digital Desktop Reklama


KUKËSI

Kampionia më e re e Shqipërisë, Kukësi, e ka koeficientin 4.55 duke bërë pjesë në vazon e jo favoritëve dhe me shumë gjasa do “të peshkojë” një ekip të fortë. Ditë më parë presidenti Safet Gjici pat deklaruar për mediat skoceze se dëshira e tij ishte që të përballej me Sëlltikun në Champions, si skuadra të pamposhtura në kampionatet respektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shorti mund t’ia realizojë këtë dëshirë presidentit të Kukësit që në start të aventurës në Champions. Përveç kampionëve të Skocisë, kundërshtarë të mundshëm për Kukësin mund të jenë: Red Bull Salzburg, Kopenhagen, Ludogorets, Bate Borisov, Partizan Beograd, Rozenborg, apo skuadrat e shqiptarëve, Karabaku i Ansi Agollit, ose Astana e Azdren Llullakut.
skenderbeu6-470x313

PARTIZANI DHE SKËNDERBEU
Për skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në Ligën e Europës, në raundin e parë Skënderbeu mbetet më i privilegjuari, pasi ka koeficient të lartë, 6.8 dhe ndodhet në vazon e parë.

Për momentin edhe Partizani ndodhet te skuadrat që mund të kenë një kundërshtar të lehtë, por duke ditur se ende nuk janë përcaktuar të 102 ekipet që do të marrin pjesë në këtë raund, gjasat janë që të kuqtë të zbresin në grupin e skuadrave jo favorite. Partizani e ka koeficientin 3.05.

Ndërsa skuadra e fundit shqiptare që do të sigurojë biletën në Europë, hyn te vazo e jofavoritëve. Skënderbeu mund të peshkojë në raundin e parë edhe fituesen e Kupës së Kosovës, që do të përcaktohet më 31 maj mes Llapit dhe Besës së Pejës. Shkëndija e Tetovës e ka koeficientin 3.375 dhe nuk është çudi që ata “të peshkojnë” ndonjë kundërshtar nga Shqipëria.Shorti-Champions-470x264

LIGA E KAMPIONEVE

Raundi i parë paraeliminator

27/28 qershor- 4/5 korrik

Skuadrat pjesëmarrëse

Uells: Nju Saints 5.775

Irlanda e Veriut: Linfilld 3.650

Ishujt Faroe: Vikingur Gota 2.950

Maltë: Hibernians 2.800

Andorra: FC Santa Koloma 2.733

San Marino: La Fiorita 1.566

Gjibraltar: Europa FC 1.500

Estoni: FCI Talin 1.300

KOSOVË: TREPÇA’89 0.000

Armeni: Skuadra kampione

Raundi i dytë paraeliminator

11/12 korrik- 18/19 korrik

Skuadrat pjesëmarrëse

Skoci: Selltik 42.785

Austri: Red Bull Salzburg 40.570

Danimarkë: Kopenhagen37.800

Bullgari: Ludogorets 34.175

Bjellorusi: BATE Borizov 29.475

Qipro: APOEL 26.210

Slloveni: Maribor 21.125

Azerbajxhan: Karabak 18.050

Suedi: Malmo 16.945

Kazakistan: Astana 16.800

Serbi: Partizan 16.075

Kroacia: Rijeka 15.550

Norvegji: Rozenborg 12.665

Izrael: H.Ber Sheva 10.875

Islandë: FH 6.175

Sllovaki: Zilina 5.850

Lituani: Zhalgiris V. 5.825

Irlandë: Dundalk 5.815

Maqedoni: Vardar 5.125

Luksemburg: Dudelanzhe4.975

SHQIPËRI: KUKËSI 4.550

Finlandë: IFK Mariehamn 2.030

Letoni: Spartaks Jurmala 1.975

Gjeorgji: Samtredia 1.525

Të papërcaktuara

Poloni: Skuadra kampione

Hungari: Skuadra kampione

Moldavi: Skuadra kampione

Bosnje: Skuadra kampione

Mali i Zi: Skuadra kampione1668365_w21-470x264

LIGA E EUROPËS

Raundi i parë paraeliminator

29 qershor-6 korrik

Skuadrat pjesëmarrëse

Izrael: Makabi Tel Aviv 23.375

Bjellorusi: Dinamo Minsk10.975

Finlandë: HJK 10.530

Suedi: AIK 9.945

Serbi: Vojvodina 9.075

Qipro:AEL Limasol 8.210

Azerbajxhan: Gabala 7.800

Bjellorusi:Shakhtor S. 7.475

Sllovaki: Slovan B. 7.350

Serbi: Cervena Zvezda 7.325

SHQIPËRI: SKËNDERBEU 6.800

Skoci: Aberdin 6.785

Skoci: St.Xhonston 6.535

Qipro: AEK Larnaka 6.210 ose Apollon Limasol 10.710

Azerbajxhan: Inter Baku 6.050

Izrael: Beitar Jeruzalem 5.875

Letoni: Ventspils 5.725

Norvegji: Odd 5.665

Kazakistan: Kairat 5.550

Kroaci: Osijek 5.550

Islandë: KR 5.175

Suedi: IFK Norkoping 4.945

Moldavi: Milsami Orhei 4.900

Estoni: Nome Kalju 4.800

Slloveni: Olimpija L. 4.625

Maltë: Valeta 4.550

Islandë: Stjarnan 4.175

Norvegji: Haugesund 4.165

Slloveni: Domzhale 4.125

Kazakistan: Ordabasi 4.050

Estoni: Levadia Talin 4.050

Hungari: Ferencvarosh 3.900

Irlanda e Veriut: Krusaders 3.900

Maqedoni: Rabotnicki 3.875

Skoci: Rejnxhers 3.785

Azerbajxhan: Zira 3.550

Kazakistan: Irtish 3.550

Bosnje: Shiroki Brijeg 3.550

Luksemburg: Fola Esch 3.475

Luksemburg: Diferdanzh 3.475

MAQEDONI: SHKËNDIJA 3.375

Slloveni: Gorica 3.375

Armeni: Pjunik 3.275

Serbi: Mladost 3.075

Irlandë: Shamrok R. 3.065

SHQIPËRI: PARTIZANI 3.050

Gjeorgji: Çikhura S. 3.025

Gjibraltar: Linkoln R.I. 3.000

Letoni: Jelgava 2.975

Finlandë: SJK 2.780

Irlandë: Kork Siti 2.565

Ishujt Faroe: B36 Torshavn 2.450

Sllovaki: Ruzhomberok 2.350

Irlandë: Derri Siti 2.315

Letoni: Liepaja 2.225

Moldavi: Zaria Balti 2.150

Finlandë: VPS 2.030

Islandë: Valur 1.925

Hungari: Vasas 1.900

Lituani: Atlantas 1.825

Lituani: Suduva M. 1.825

Gjeorgji: Torpedo K. 1.775

Lituani: Trakai 1.575

San Marino: Tre Pene 1.566

Uells: Bala Taun 1.525

Gjeorgji: Dinamo Batumi 1.525

Ishujt Faroe: NSI Runavoik 1.450

Maltë: Balzan 1.300

Uells: Konah’s 1.275

Uells: Bangor Siti 1.275

Andorra: UE Santa Koloma 1.233

Luksemburg: Progres N. 1.225

Maqedoni: Pelister 1.125

San Marino: Folgore 1.066

Maltë: Floriana 1.050

Irlanda e Veriut: Koleraine 0.900

Irlanda e Veriut: Baljmena J. 0.900

Andorra: Sant Julia 0.733

Ishujt Faroe: KÍ 0.700

Gjibraltar: St.Zhozef 0.500

Të pa përcaktuara

Austria: Vendi i tretë

Poloni: Vendi i dytë

Poloni: Vendi i tretë

Danimarkë: Vendi i tretë

Danimarkë: Fituesi i “play-off”-it

Bullgari: Fituesi i Kupës

Bullgari: Vendi i dytë

Bulgaria: Fituesi i i “play-off”-it

Sllovaki: Vendi i katërt

Lihtenshtein: Fituesi i Kupës

Hungari: Vendi i dytë

Moldavi: Fituesi i Kupës ose vendi i dytë

Bosnje: Vendi i dytë

Bosnje: Vendi i tretë

SHQIPËRI: FITUESI I KUPËS OSE VENDI I KATËRT

Mali i Zi: Fituesi i Kupës

Mali i Zi: Vendi i dytë

Mali i Zi: Vendi i tretë

Estoni: Fituesi i Kupës

Armeni: Fituesi i Kupës

Armeni: Vendi i dytë ose i treti

Kosovë: Fituesi i Kupës
/panoramasport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?