FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klubi i madh në La Liga bën gati ofertën për Marash Kumbullën

Marash Kumbulla nuk ka mundur që të ketë hapësirat e duhura nën drejtimin e Jose Mourinhos gjatë këtij sezoni. Aventura e mbrojtësit të kombëtares nën urdhrat e portugezit nuk ka shkuar sipas parashikimeve dhe 21-vjeçari pjesën më të madhe të këtij sezoni e ka kaluar në stol.

Futbollisti shkodran duke parë situatën ka nisur të mendojë për një aventurë të re. Mundësia më optimale duket se është Sevilla, teksa drejtori sportiv i andaluzianëve, Monchi është gati të nisë bisedimet me Romën.

Një transferim në një kampionat prestigjioz si La Liga do të bënte që Kumbulla të kishte sërish qendrën e vëmendjes, megjithatë mbetet për t’u parë sa do të konkretizohet një lëvizje e tillë

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?