FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klubi surprizë i Premier League gjobit kapitenin për një minutë vonesë

Skuadra e Premier League shquhen për rregullat shumë strikte që kanë në seancat stërvitore. Klubi surprizë i këtij sezoni, Watford ka gjobitur me 100 paund yllin e skuadrës, Troy Dineey.

Shkak për këtë gjobë, është bërë vonesa e futbollistit në stërvitje me vetëm një minutë. Megjithëse ka shënuar 2 gola në 4 ndeshjet e para të kampionatit, Dineey nuk i ka shpëtuar gjobës për vonesën duke marrë paralajmërim edhe për raste të tjera.

Sulmuesi anglez, që njëkohësisht është edhe kapiten i skuadrës po udhëheq Watfordin në një fillim kampionat ëndrrash duke qenë se numëron 4 fitore në 4 takimet e para.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?