Koeman: Messi është favorit për Topin e Artë, është më i miri!

Ronald Koeman mendon se Leo Messi është favoriti i madh për të fituar “Topin e Artë” në këtë edicion. Argjentinasi aktualisht është me pushime dhe pret të nënshkruajë rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën.

“Messi është shumë i rëndësishëm, është kapiten dhe shembull për të tjerët. Sezonin që lamë pas, pas një fillimi të vështirë, ai provoi edhe një herë se është lojtari më i mirë në botë.

Kupa e Amerikës? Leo donte ta fitonte këtë Kupë pas disa vitesh pa një sukses domethënës në ekipin kombëtar. Si më i miri në botë, ai është mësuar të fitojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është kandidati kryesor për Topin e Artë për sezonin e shkëlqyeshëm që zhvilloi dhe për suksesin në Kupën e Amerikës. Për mua ai është favoriti i madh”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?