FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KOKSH shpalli 10 sportistët e vitit, reagon Qerimaj: Turp!

Nënkampioni i Europës dhe vendi i tretë në botë në peshëngritje për vitin 2017, Erkand Qerimaj, çuditërisht nuk përzgjidhet në mes 10 sportistëve më të mirë të Shqipërisë. Përmes një reagimi në profilin e tij në “Facebook”, e quan të pakuptimtë mungesën e emrit të tij në listën e 10 sportistëve më të mirë të vitit 2017-të

“Të jesh sportisti më i mirë në Shqipëri për 2017 në renditjen e ranklistës së Federatës Botërore të Peshëngritjes, të marrësh medalje në Europian (2) e të jesh medalist botëror si i 3-ti në bote, nuk mjafton të futesh në 10 sportistat më të mirë në Shqipëri! Nuk e kuptoj çfarë kriteresh duhen që të jesh në “10 sportistat më të mirë në Shqiperi ???? Turp për Federatën por edhe për Komitetin Olimpik”, shkruan Qerimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?