Koln turpëron Werder Bremen, i shënon 7 gola (VIDEO)

Koln e ka nisur me spektakël vitin 2023, duke  triumfuar me rezultatin 7-1 ndaj Werder Bremen, në sfidën e javës të 16-ë të Bundesliga. Vetëm në pjesën e parë vendasit shënuan plot 5 herë, duke i shtangur kundërshtarët.

Seria e golave nisi me Maina në minutën e 9-të, Tigges realizoi dygolësh në minutën e 16-të dhe të 21- të, më pas në minutën e 31-të Skhiri shënoi golin e katërt, ndërsa Huseinbasic realizoi golin e pestë në minutën e 36-të. Miqtë tentuan të reagojnë, por e gjetën vetëm një herë rrugën drejt rrjetës, në minutën e 38-të me Fullkrug.

Në pjesën e dytë Koln e thelloi me tej rezultatin, Skhiri realizoi golin e dytë persona dhe të gjashtin për skuadrën e tij në minutën e 54-të. Rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 77-të pas autogolit të Friedl, pas të cilit takimi shkoi në 7-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koln u ngjit në vend të 10-të me 20 pikë, teksa Werder Bremen qëndron në vend të 9 me 21 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama
47m Goal in 8(!!)-GOAL Madness! | 1. FC Köln - Werder Bremen 7-1 | All Goals | MD 16 – 22/23

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?