Kololli dhe Kryeziu besojnë: Respekt për të mëdhatë, por Kosova nuk ka frikë
Kosova është e pamposhtur në vitin 2018. Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes ka arritur 7 fitore dhe dy barazime në 9 ndeshje në total. Nuk është çudi që është rritur së tepërmi besimi në një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Europian.
Shorti i hedhur të dielën e vendosi në Grupin A me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Mbrojtësi Benjamin Kololli ka besim se mund të bëjnë një paraqitje të mirë.
“Me një grup të tillë mund të kualifikohemi. Do të jetë një grup i vështirë, por ne do të luftojmë me guxim. Ne duam që të marrim sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Sigurisht që kemi besim për kombet e mëdha, por ne nuk jemi të frikësuar”, deklaroi Kololli.
Pak më i përmbajtur ka qenë reagimi i Hekuran Kryeziut. “Ky me siguri do të jetë një grup i vështirë, por do të luftojmë në çdo ndeshje. Duam të sigurojmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Sigurisht që kemi respekt ndaj vendeve të mëdha, por gjithashtu nuk jemi të frikësuar nga askush”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

