Kombëtares evropiane i ngatërrojnë himnin në ndeshjen e Ligës së Kombeve

Gjibraltari ka fituar ndeshjen e parë zyrtare në historinë e tij. Një 11 metërsh i Chipolina i ka dhuruar kombëtares fitoren 1-0 në fushën e Armenisë, në Yerevan. Nga 2013, vit kur u përfshi në FIFA, Gjibraltari kishte fituar vetëm në miqësore me Letoninë e Maltën.

Kjo e arritur në Ligën e Kombeve, Grupi D4, është fitorja e parë absolutisht ku Gjibraltari grumbullon pikë. Një fitore në Armeni, që ngjan si hakmarrje, sepse përpara fillimit të ndeshjes ndodhi një episod i pazakontë.

Në stadiumin armen, në momentin e himneve, në vend të atij të Gjibraltarit është luajtur himni i Lihtenshtejn. Gjibraltari ka si himn God Save the Queen, ose më saktë atë britanik, por në fakt u luajt himni i Lihtenshtejnit, që ka të njëjtën melodi të God Save the Queen por fjalë krejt të ndryshme. Federata e Gjibraltarit është shqetësuar shumë nga ky fakt, ndërsa ajo armene ka kërkuar falje menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?