Kombëtarja e femrave mposhtet nga 19-vjeçaret italiane

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e nisi me humbje vitin 2017. Pavarësisht motit të ftohtë, vajzat kuqezi zbritën dje në  “Elbasan Arena”, për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Italinë U19, një sfidë kjo që u mbyll me humbjen minimale 0-1.

Fati i ndeshjes u vendos që në pjesën e parë të saj kur në minutën e pestë, Alice Regazzoli ndëshkoi skuadrën tonë përfaqësuese duke i dhënë avantazhin 19-vjeçareve italiane.

Kombëtarja shqiptare i pati mundësitë për të barazuar shifrat e takimit, por nuk arriti dot t’i shfrytëzojë ato. Fundi i 90 minutave la në fuqi shifrat 1-0 për skuadrën përfaqësuese italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?