FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja e femrave pëson humbje të thellë 0-7 në Belgjikë

Kombëtarja shqiptare e femrave ka luajtur sot kundër Belgjikës, sfida e dytë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Australi- Zelandë e Re 2023”. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “King Baoudoin”, ishin belget ato të cilat kaluan të parat në avantazh, që në minutën e 6-të të takimit me Cayman, ndërsa pas 20 minutash shënoi edhe Lea De Caigny, që dyfishoi shifrat. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, me skuadrën kuqezi që krijoi disa raste, por nuk e gjeti dot rrjetën kundërshtare.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Grima vendos të hedhë në fushë Qëndresa Krasniqin, e cila zëvendëson Vanesa Levenaj, ndërsa pesë minuta para fundit të takimit, Sara Begallo zëvendëson Mimoza Hamidin në fushën e lojës. Në minutën e 90-të të takimit, Grima hedh në lojë Caitlin Flija, e cila zëvendëson Kristina Maksutin. Kundërshtaret shënojnë edhe pesë gola të tjerë në këtë pjesë të dytë, duke vulosur rezultatin final me shifrat 7-0.

Kjo ishte ndeshja e dytë për Kombëtaren e femrave, që merr kështu humbjen e parë ndaj një nga rivaleve më të forta të grupit, siç është Belgjika, teksa në ndeshjen e parë barazoi me rezultatin 1-1 me Kosovën në “Elbasan Arena”. Shqipëria gjendet në vendin e pestë, me një pikë, ndërsa në vendin e parë renditet Norvegjia me gjashtë pikë të plota.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?