Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kombëtarja e vajzave kuqezi mundet në Qipro

Sporti E shtunë, 25 Tetor 2025 21:07
Kombëtarja e vajzave kuqezi mundet në Qipro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria luajti këtë të shtunë ndeshjen e parë kundër Qipros, e vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin final 3-2.

Në minutën e 23-të erdhi rasti më i artë për kuqezinjtë për të kaluar në avantazh. Megi Doçi udhëhoqi mirë topin, hyri në zonë dhe u përball me portieren, por tentativa e saj u ndal. Pas saj, tentoi edhe Troka, por portierja qipriote reagoi sërish saktë, duke shmangur golin. Pas pak minutash, skuadra jonë fitoi një goditje dënimi pas një faulli pranë zonës. Megi Doçi mori përsipër ekzekutimin dhe me një goditje tokazi e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë në minutën e 29-të. Goli u dha zemër vajzave kuqezi, të cilat pak minuta më vonë dyfishuan rezultatin sërish me Doçin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Para 23 minutash
Sekreti i Lazios së Gattusos: Disiplinë e rreptë, rezultate të jashtëzakonshme

Sekreti i Lazios së Gattusos: Disiplinë e rreptë, rezultate të jashtëzakonshme

Para 43 minutash
Boniek befason para Topit të Artë: Do t’ia jepja sërish Messit, Yamal mund të presë

Boniek befason para Topit të Artë: Do t’ia jepja sërish Messit, Yamal mund të presë

Para 47 minutash

Kapitenia kuqezi goditi nga një distancë rreth 40 metrash dhe me një ekzekutim të shkëlqyer, befasoi portieren qipriote, duke e çuar rezultatin në 2-0. Në minutën e 43-të, Qipro ngushtoi diferencën me një gol nga distanca, ku portierja Hyska nuk mundi të reagojë në kohë. Vendaset barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë. Shqipëria ishte sërish pranë golit të tretë në minutat shtesë të pjesës së parë, por pa arritur të konkretizojë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2. Pjesa e dytë nisi mirë për skuadrën tonë, që kërkoi menjëherë golin e avantazhit. Doçi asistoi bukur për Hamidin, por tentativa nuk u konkretizua. Në minutën e 63-të, Shqipëria pati një tjetër mundësi të artë. Krasniqi nisi një kundërsulm të shpejtë, duke i dhënë një pasim perfekt Trokës, e cila u gjend përballë portieres, por goditja e saj përfundoi jashtë.

Kuqezezat mbajtën kontrollin e lojës, duke e zhvendosur ndeshjen pothuajse tërësisht në gjysmëfushën qipriote dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm. Megjithatë, kundër rrjedhës së lojës, Qipro arriti të shënojë në minutën e 83-të, duke kaluar sërish në epërsi me golin e tretë të takimit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të Qipros.

Pavarësisht humbjes, vajzat kuqezi zhvilluan një ndeshje të mirë, krijuan shumë raste në pjesën e dytë, por u ndalën nga mungesa e saktësisë në finalizim. Shqipëria do të luajë ndeshjen e kthimit në “Air Albania” më 28 tetor, ora 18:00, ku përmes rezultatit do të vendoset nëse skuadra jonë do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën B apo do të bjerë në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Nations League.

Etiketat e lidhura

Kombëtarja e vajzave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 20 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 23 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 26 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 32 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.