FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja kryen stërvitjen e fundit, Panucci 40 minuta fjalim para lojtarëve

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e fundit 24 orë para ndeshjes. Përgatitjet e fundit u zhvilluan në kompleksin “Tropikal”, ku është akomoduar kombëtarja. Një seancë pa shumë ngarkesë, duke patur parasysh faktin se futbollistët vijnë pas impenjimeve në fundjavë me skuadrat respektive.

Theksi në dy seancat e vetme është vënë në përgatitjen tekniko-taktike. Biseda e trajnerit me futbollistët para nisjes së stërvitjes ka zgjatur shumë pak. 40 minutat sqaruese në seancën e parë kanë mjaftuar që gjërat të jenë të qarta për të gjithë kuqezinjtë.

Lajmi i mirë është se grupi është i plotë, asnjë problem nga infermieria. Alban Hoxha, që ishte i impenjuar me Partizanin në ndeshjen ndaj Kukësit ishte i fundit që iu bashkua grupit. Miqësorja me Jordaninë mbetet testi i vërtetë para përballjes të dielën me Izraelin në Beer Sheva, që do të përcaktojë shumë sa u përket mundësinë të kombëtares për ta mbyllur në vendin e parë në grup

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?