FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja kryen stërvitjen e parë nën drejtimin e Edy Reja-s (VIDEO)

Kombëtarja nën drejtimin e trajnerit Edy Reja ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në grumbullim paraprak. Në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku edhe po qëndron e grumbulluar Shqipëria, tekniku Reja kishte një grup të reduktuar futbollistësh, pasi ende një pjesë e tyre janë në kampionate me skuadrat respektive.

Në 15 minutat e para, që ishin edhe të lira për mediat, lojtarët po bënin disa ushtrime me topin, dhe pikërisht për këtë gjë, ishin ndihmësit e Rejës që kërkonin më shumë shpejtësi në lëvizjen dhe pasimet e topit.

Në disa prej ushtrimeve, ekipi ishte i ndarë në tre grupe të vogla, ku njëri prej tyre mbikëqyrej nga Hamdi Salihi, tashmë ndihmës-trajner në përfaqësuese, një tjetër nga Ervin Bulku, edhe ky po në të njëjtin pozicion, ndërsa grupi i tretë vëzhgohej nga Sergio Porrini, ish-mbrojtësi i Juves, tashmë në stafin e Rejës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?