Kombëtarja U-16/ Shqipëria humbet ndaj Turqisë
Shqipëria ka humbur ndeshjen e dytë në turneun U-16 Tournament ndaj Turqisë.
Skuadra e drejtuar nga Elvin Beqiri u mund me rezultatin e ngushtë 1-0. Për kundërshtarët shënoi Burak Ince.
Kombëtarja u rreshtua me këtë formacion: Simoni; Abazaj; Pano; Kurbasha; Neziri; Kote; Kreka; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni.
Pjesa e parë ishte përgjithësisht e vakët, pasi 2 skuadrat po studionin njëra tjetrën. Goli për turqit erdhi në minutën e 40-të nga Burak Ince. Kaq mjaftoi që vendasit të siguronin fitoren.
Turneu i kuqezinjve mbyllet nesër, në orën 15:00, ku skuadra e Beqirit do të luajë ndaj Lituanisë.
KOHA JONË SONDAZH

