Kombëtarja U-19, Bogdani zbulon listën: Do të tentojmë kualifikimin në grup!

23 lojtarë për tre ndeshje zyrtare të eliminatoreve të Europianit për moshën U-19, grup i cili do të luajë takimet e tij zyrtare në Shqipëri, përkatësisht në Durrës dhe në Kamëz. Trajneri i skuadrës përfaqësuese U-19 të futbollit, Erjon Bogdani doli sot përpara mediave për objektivat e skuadrës së tij, në një kohë që iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve. Për faqen zyrtare të FSHF-së, trajneri Bogdani për këtë turne theksoi:

“Tashmë kemi hyrë në fazën e ndeshjeve zyrtare, për të tentuar pse jo kualifikimin në grup. Luajmë në vendin tonë dhe mundësitë janë që skuadra të arrijë objektivin maksimal. Gjatë këtyre ditëve do të punojmë shumë fort, duke qenë shumë të përqendruar te sfidat që kemi. Njohim forcën dhe peshën e rivalëve, por kam besim te skuadra dhe reagimi i saj në fushë, tashmë kur përballë kemi ndeshjet zyrtare dhe për të cilën kemi punuar gjatë gjithë vitit me djemtë.

Kam bindjen që do të bëjmë shumë në ndeshjet e këtij turneu, por që nga dita e sotme do të nisim punën dhe përgatitjen intensive, duke qenë të fokusuar maksimalisht te sfidat që na presin”,- theksoi tekniku Bogdani. Që nga dita e sotme ekipi do të jetë i grumbulluar në Durrës ku do t’i nënshtrohet edhe seancave stërvitore të përditshme. Nga lista prej 23 futbollistësh, 14 lojtarë të skuadrës U-19 vijnë nga kampionatet e huaja dhe 9 futbollistë janë përzgjedhur nga kampionati shqiptar i kësaj moshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria do të luajë tre ndeshje eliminatore sipas këtij program: Përkatësisht në datën 10 tetor kundër Ukrainës, në 13 tetor me Sllovakinë, dhe në datë 16 tetor kundër Norvegjisë. Ndeshjet e këtij grupi luhen në stadiumet e Kamzës dhe të Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?