FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisioni i Disiplinës gjobit Flamurtarin dhe paralajmëron Partizanin

Gjatë ditës së sotme, Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendimet në lidhje me masat që janë marrë për klubet e Superiore për aktivitetin e tyre në javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Flamurtarit për shkak të tifozëve ka marrë një gjobë që kap shifrat e 100 mijë lekëve. Partizani ka marrë një paralajmërim duke qenë se në takimin e fundit ndaj Kamzës, ka pasur një ndryshim të uniformës pa dijeni të delegatëve.

Vendimet e FSHF-së

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  1. K.S “Kastrioti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.
  2. “Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes si dhe duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
  3. K.F Kamza, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos plotësimit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.
  4. K.F Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje për ndryshimin e uniformës së garës pa miratim paraprak të FSHF, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?