Komisioni i Disiplinës në Itali dënon Juventusin para ndeshjes së Championsit

Juventus po luan ndeshjen e dytë të Champions League kundër Young Boys. Pak minuta para këtij takimi, ka ardhur vendimi i gjykatësit sportive, që ka vendosur mbylljen e sektorit të tifozerisë “Curva Sud” për një ndeshje, si dënim për thirrjet raciste dhe ofenduese ndaj Napolit.

Klubi gjithashtu do të gjobitet me 10,000 euro për thirrjet ofenduese, që nën rregulloren e Serie A konsiderohen të njëjta me ato raciste. Por ka pasur edhe thirrje raciste ndaj mbrojtësit të Napolit Kalidou Koulibaly në minutën e 6-të të pjesës së dytë.

Teksa thirrjet kanë ardhur kryesisht nga “Curva Sud”, ajo pjesë e stadiumit do të mbyllet për një ndeshje. Në të njëjtën ndeshje, tifozët e Napolit kanë hedhur një karrige drejt tifozëve të Juve-s, kështu që edhe klubi napolitan është gjobitur me 15,000 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?