Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e parë zgjedh dy zv.presidentët e FSHF-së

Pas Asamblesë Zgjedhore të datës 7 shkurt, ku u zgjodhën edhe organet e reja drejtuese të futbollit shqiptar, sot nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka është zhvilluar mbledhja e parë zyrtare e Komitetit Ekzekutiv.

Sipas procedurës Komiteti përcaktoi dhe miratoi fillimisht dy zëvendës presidentët, respektivisht z.Edvin Libohova dhe z.Lutfi Nuriu, dhe më pas u ndanë edhe Komisionet përkatëse që do të mbulojnë gjithsecili prej anëtarëve.

Mbledhja e ditës së sotme të KE-së u parapri nga një mesazh i hapur i Presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka drejtuar anëtarëve të KE-së për objektivat, nismat dhe përgjegjësitë që dalin përpara në këtë mandat të ri 4-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Duka kërkoi angazhimin maksimal përpara anëtarëve të KE-së për të gjitha prioritetet strategjike të futbollit shqiptar në 4 vitet e ardhshme. Në mbledhjen e sotme, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku ishin prezent edhe të gjithë anëtarët e KE-së: Abdyl Kuriu, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Bardhyl Minxhozi, Edmond Spahiu, Edvin Libohova, Enkelejd Alibeaj, Lutfi Nuriu, Tahir Kastrati dhe Vasil Bicaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?