Kompany mbyll zyrtarisht aventurën me City-in

Vincent Kompany luajti ndeshjen e fundit të tij me Manchester City dje në finalen e FA Cup, ku fituan titullin dhe kompletuan tripletën për këtë sezon.

Mbrojtësi belg i Citizens mori të gjitha nderimet nga klubi ku kaloi 11 vite të karrierës së tij, ato më të rëndësishmet, periudhë gjatë së cilës fitoi 4 Premier League, 2 FA Cup, 4 Kupa të Ligës dhe 2 Community Shield.

Klubi anglez, në orën 09:00 të paradites së sotme, pa u shuar ende jehona e suksesit ndaj Watfordit në finalen e FA Cup, njoftoi zyrtarisht se 33-vjeçari do të largohet tani që përfundoi sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi shtatlartë, që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te City, numëron 360 ndeshje me fanellën e “Citizens, duke shënuar 20 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?