FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konte drejt shkarkimit, Alegri arrin akordin me Çelsin

E ardhmja e Antonio Kontes vazhdon të mbetet gjithmonë e më e paqartë te skuadra e Çelsit. Strategu italian nuk ka aspak marrëdhënie të mira me presidentin Abramoviç dhe këtë gjë e ka treguar edhe në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, ku shprehte pakënaqësitë sepse nuk vendoste ai në merkato.

“Daily Mirror” shkruan se Blutë e Londrës do ta shkarkojnë në fund të sezonit teknikun 48-vjeçar. “Corriere dello Sport” ndërkohë ka gjetur edhe emrin që ta zëvendësojë, teksa ai mendohet se do të jetë Masimiliano Allegri.

Nëse nuk arrin që të fitojë Champions League këtë sezon, strategu livornez vështirë se do të qëndrojë te Juventusit. Media italiane e bëjnë të sigurt kalimin e Alegrit te Çelsit, edhe pse Juventusi nuk do ta lërë që të largohet para vitit 2020, ku përfundon kontrata e tij. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?