Konte: Shumë nga lojtarët e mi s’kanë luajtur ndeshje të tilla, besoj te mrekullia!

Barcelona dhe Çelsi do të luajnë ndeshjen e kthimit në  “Camp Nou” për të siguruar një vend në çerekfinalet e Champions League. Ndeshja e parë, e luajtur tri javë më parë në “Stamford Bridge”, u mbyll në barazim 1-1, një rezultat që mban në lojë të dy skuadrat. Trajneri Antonio Konte beson se skuadra e tij mund të bëjë mrekullinë në ndeshjen e kthimit, edhe pse e ka pranuar superioritetin e ekipit blaugrana.

“Camp Nou është një stadium fantastik me një fushë të madhe. Mendoj se çdo lojtarë i madh pret që të luajë ndeshje të tilla. Shumë nga lojtarët e mi nuk kanë luajtur kurrë në këtë stadium. Kjo është hera e parë dhe duan që të bëjnë më të mirë.

Në ndeshjen e parë kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë, ndoshta perfekte, ndaj një prej skuadrave më të mira në botë. Rezultati i ndeshjes së parë i jep një avantazh të madh Barcelonës. Ne e dimë filozofinë e tyre për të fituar ndeshjen, por dhe ne do të përpiqemi që të bëjmë më të mirë tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të ketë periudha që vuajmë, por duhet të qëndrojmë të bashkuar, dhe kur kemi topin të kemi besimin dhe zemrën për të shënuar. Duhet të qëndrojmë në ndeshje, edhe pse nuk do të jetë e thjeshtë. Nëse dëshiron që të shkosh në fazën tjetër, duhet që të luash në çdo moment të takimit”, ka thënë Konte në deklaratën për mediat. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?