Sfida Kosova-Andorra, nis shitja e biletave për miqësoren

Federata e Futbollit e Kosovës bën me dije se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën, e cila do të zhvillohet më 7 qershor 2026. Takimi do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, me fillim nga ora 20:00, ndërsa interesimi i tifozëve pritet të jetë i lartë.

Njoftimi:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen miqësore Kosovë – Andorrë, e cila zhvillohet më datë 7 qershor 2026 në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimet e biletave:

Swiss Digital Mobile Reklama

• Veri & Jug — 10€

• Lindje — 20€

• Perëndim — 30€

• VIP — 100€

VINI RE!

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?