Kosova humbet në Rumani, fitojnë Italia dhe Zvicra (VIDEO)
Kosova ka pësuar një tjetër humbje ndaj Rumanisë, duke i dhënë lamtumirë ëndrrës për kualifikimin në Euro 2024. Dardanët e drejtuar nga Primoz Gliha, u mposhtën 2-0 në një takim plot tension dhe raste të humbura.
Thirrjet dhe banderola anti-shqiptare e ultrasve vendas, ndërpreu ndeshjen për shumë minuta. Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova nuk shfrytëzuan dy mundësi të mira në pjesën e parë. I pari u ndëshkua me dy kartonë të verdhë duke lënë ekipin për një pjesë loje me një lojtar më pak.
Aro Muric priti penalltinë e kapitenit Nicolae Stanciu, por vendasit gjetën dy herë rrugën e rrjetës në minutat e fundit. Me anë të kapitenit Stanciu dhe Mihaila, ndërkohë që Florian Loshaj shpërdoroi një shans për të barazuar, duke mos zgjedhur të pasonte për Albion Rrahmanin. Përfundimisht 2-0 për Rumaninë, me Kosovën që mbetet në kuotën e 4 pikëve pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në grupin I.
Italia ëshë rikthyer në rrugën e fitoreve, duke marrë suksesin e parë nën drejtimin e “axurrëve” 2-1 ndaj Ukrainës. Mesfushori i Interit luajti titullar dhe shënoi dy herë brenda 30 minutave, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë Italisë, ndërsa Ukraina rihapi takimin me Yarmolenkon në fundin e pjesës së parë, por pa arritur të shmangë humbjen.
Italia është ngjitur në vendi ne dytë, në kuotën e 7 pikëve, aq sa kanë edhe Ukraina e Maqedonia e Veriut. Kjo e fundit ia doli të triumfojë 0-2 në transfertën ndaj Maltës, falë golave të Eljif Elmas dhe Manev, të dy të asistuar nga mesfushori shqiptar Enis Bardhi.
Spanja fitoi me goleadë, këtë herë ndaj Qipros, pasi triumfoi me rezultatin tenistik 6-0. Zvicra u rikthye te fitorja, teksa pas barazimit 2-2 me Kosovën, mposhti Andorrën 3-0.
Itten hapi serinë e golave në fillim të pjesës së dytë me asist të Xhakës, ndërsa më pas ishte vetë kapiteni shqiptar i Zvicrës dhe Xherdan Shaqiri që shënuan për të kompletuar suksesin 3-0.
KOHA JONË SONDAZH

