Kosovës i ikën nga duart fitorja historike ndaj Austrisë, Zhegrova dhuron spektakël

Kosova ka barazuar 1-1 me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e katërt të Grupit në Ligën B. Dardanët zhvilluan një paraqitje pozitive dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi, por në fund nuk arritën ta ruajnë epërsinë.

Kosova e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe rrezikoi që në minutën e 8-të përmes Veldin Hoxhës, por goditja e tij nuk gjeti kuadratin. Austria kërkoi penallti në minutën e 20-të pas rrëzimit të Alexander Prass në zonë, por gjyqtari nuk akordoi asgjë.

Në fund të pjesës së parë, Vedat Muriqi pati një mundësi të mirë, por portieri austriak reagoi në kohë. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Pas pushimit, Kosova rriti presionin. Lumëbardh Dellova goditi fuqishëm, ndërsa Schlager bëri një pritje të shkëlqyer. Në minutën e 70-të, Fisnik Asllani zhbllokoi rezultatin pas një asistimi fantastik të Edon Zhegrovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tri minuta më vonë, Milot Rashica ishte pranë golit të dytë, por goditja e tij u ndal nga shtylla. Kur fitorja dukej pranë, Austria barazoi në minutën e 85-të me Christoph Lang, i cili shënoi me kokë. Ndeshja përfundoi 1-1, me Kosovën që u desh të kënaqej me një pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 546 (11.5%)
Jo 4182 (88.5%)

Vota totale: 4728