Kosova luan shanset e fundit për Europian, sfidon Rumaninë
Kosova do të luajë sonte në mbrëmje një 90-minutësh vendimtar për kualifikimin e mundshëm për në Euro 2024. Barazimi me Zvicrën në sekondat e fundit me golin që e shënoi Vedat Muriqi në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të jetë një shtysë më shumë për të shpresuar në fitoren e parë.
Nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë pasi dhe Rumania futet në fushë për të marrë 3 pikët, që mund t’i shërbejë për të hedhur një hap drejt kualifikimit.
Pjesa e dytë ndaj Zvicrës, dha sinjale të mira dhe pozitive se Kosova mund të arrijë triumfin në Rumani. Disa ndryshime në mesfushë do të jenë të pashmangshme, me Muslija që mund të marrë vendin e Valon Berishës.
KOHA JONË SONDAZH

