Kosova më mirë se Shqipëria, nga sezoni i ardhshëm një ekip në Europa League
Në sezonin e ardhshëm, skuadrat e Kosovës do të jenë më të avantazhuara se ekipet shqiptare në lidhje me ecurinë në kualifikueset e Kupave të Europës.
Falë sukseseve të sezoneve të fundit, sidomos të Ballkanit që preku vjet grupet e Conference League, por edhe paraqitjeve dinjitoze të Dritës, kampionati i Kosovës do të ketë një koeficient më të mirë se ai shqiptar.
Si rrjedhojë, fituesja e Kupës në Kosovë do ta nisë rrugëtimin europian nga raundi i parë i Europa League ndërsa nënkampionët, skuadra që renditet e dyta në kampionat, do ta startojë aventurën europiane nga raundi i dytë i Conference League.
Nga ana tjetër, skuadrat shqiptare (përfshirë edhe fituesen e Kupës) përveç kampiones, e nisin rrugëtimin nga raundi i parë i Conference League.
KOHA JONË SONDAZH

