FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova mposhtet nga Ukraina në “Loro Boriçi”f

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur në “Loro Boriçi” ndaj kombëtares së Ukrainës me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Pjesa e parë e takimi përfundoi pa gola, por të dy skuadrat luajtën futboll të hapur, duke krijuar edhe disa raste për gol, të cilat nuk arritën të konkretizohet nga asnjëra skuadër.

Në pjesën e dytë, Kosova krijoi diçka më shumë me anë të Besar Halimit, Bersant Celinës dhe Milot Rashicës, por pa arritur të gjejnë golin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anën tjetër, Ukraina shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes së Kosovës dhe gjeti dy gola në këtë pjesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht erdhi një autogol në minutën e 60-të me anë të Leart Paqaradës, ndërsa goli i 2-0 erdhi në minutën e 88-të me anë të yllit të Borussia Dortmundit, Andriy Yarmolenko, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj humbje, Kosova vazhdon të qëndroj në vendin e fundit me vetëm një pikë nga nëntë ndeshje, ndërsa Ukraina në vendin e tretë me 17 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?