FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova nis negociatat me ish-sulmuesin e njohur të Zvicrës

Përfaqësuesja e Kosovës mbetet ende në kërkim të një trajneri të ri, teksa emrat e pretendentëve shtohen me kalimin e ditëve, pasi shumë njerëz janë afruar dhe kanë treguar gatishmërinë për t’u ulur në stolin dardan.

Më i fundit është një tjetër zviceran, ish sulmuesi i mirënjohur Aleksander Frei, i cili në karrierën e tij si futbollit ka luajtur me sukses për skuadra si Borussia Dortmund, Rennes e Basel, si dhe ka shënuar 42 gola në 82 ndeshje me përfaqësuesen helvete.

Burime për Supersport konfirmojnë se mes Frei dhe presidentit të FFK-së, Agim Ademi, kanë nisur negociatat, megjithatë në këtë periudhë, drejtuesi i futbollit dardan është duke folur dhe me emra të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksperienca e Frei si trajner është e paktë, pasi ka qëndruar për tre sezone te të rinjtë e klubit të Baselit, e më pas ka drejtuar për pak muaj edhe skuadrën e parë, ndërsa prej 2020-ës është ulur në stolin e FC Ëil.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakti që Frei është një emër mjaft i respektuar dhe me ndikim në Zvicër, ka bërë që drejtuesit e FFK-së ta shohin me prioritet, pasi besojnë që ai mund të ndikojë jo pak te të rinjtë me origjinë nga Kosova, që të zgjedhin të përfaqësojnë dardanët në arenën ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?