Kosova publikon listën ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, me disa risi

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, kundër Malit të Zi, më 7 qershor, në Podgoricë, dhe kundër Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje.

Florent Hadergjonaj, Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dreshevic janë lojtarë të rinj, që për herë të parë do të kenë mundësinë që të veshin fanellën e Kosovës. Florent Hadergjonaj, është më i njohur pas ka bërë karrierë në Bundeliga dhe Premier League.

Ai ka luajtur për klube të njohura, fillimisht te Young Boys, Ingolstadt 04 dhe tani është pjesë e Huddersfield Town. Ibrahim Dreshevic apo Dreshaj është shqiptar i Malit të Zi, i lindur në Suedi. Luan si qendërmbrojtës dhe është vetëm 22 vjeç. Karrierën e ka nisur në Suedi te Norrby, pastaj ka kaluar te Elfsborg, ku ka debutuar në ekipin e parë. Aktualisht pjesë e klubit të njohur holandez, Heerenven.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylldren Ibrahimaj është mesfushor, 23 vjeç. Ai ka lindur në Arendal të Norvegjisë. Karrierën e ka nisur te akademia IK Grane për ta kaluar më pas Arendal në futbollin profesionist. Ibrahimaj aktualisht është pjesë e ekipit Viking në Divisionin e Parë në Norvegji. Në 14 ndeshjet e fundit ka realizuar katër gola. Vjen për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Hekuran Kryeziu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?