Kosova “thyen” mbrojtjen e Danimarkës

Kosova po udhëheq me rezultatin 2-1 në miqësoren e luksit kundër Danimarkës. Amir Rrahmani dhe Bersant Celina janë autorëve e golave për kombëtaren “dardane”. Ndërkohë goli i barazimit momental mban firmën e Christian Eriksen.

Mes një atmosfere elektrizuese në stadiumin “Fadil Vokrri” kombëtarja e drejtuar nga Bersant Challandes dominoi në çdo aspekt. Të udhëhequr nga Muriqi në majën e sulmit, “Dardanët” kalojnë në avantazh me anë të Amir Rrahmani. Kur po kronometrohej minuta e 42-të e takimit, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare shndërroi në gol një krosim të Halimit.

Mbrojtësi i Dinamo Zagreb goditi saktë me kokë, duke kaluar në avantazh Kosovën. Reagimi i miqve ishte i menjëhershëm. I sapofuturi në lojë, Eriksen shndërroi në gol një penallti mjaft të dyfishtë. Megjithatë, Kosova nuk u pajtua me këtë rezultat. Kombinimet fantastike të futbollistëve të saj nxorën të lirë Celinën, që me një të djathtë të hidhur kaloi në avantazh Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?